Bota

FBI i bastis shtëpinë/ Trump tradhtohet nga stafi, gjenin copa letre në tualet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 09/08/22 |
Opi Nion

Banesa e ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump në Florida është bastisur nga agjentët e FBI-së.

Aksioni u bë në kuadër të një sërë hetimesh mbi disa dokumenta zyrtare të klasifikuara nga Arkiva Shtetërore.

Por sipas BBC, stafi i tij në Shtëpinë e Bardhë më herët kanë treguar se gjenin copa letre dokumentesh të hedhura në tualet.

Stafi ndonjëherë gjente copa letre që bllokonin tualetin ndërsa Trump ishte President.

Një gjë e tillë duket se ka frymëzuar dhe gazetaren e New York Times, Maggie Haberman për të shkruar një libër pikërisht për këtë.

Haberman ka publikuar foto që sipas saj, tregon letërat e hedhura në nja nga tualetet e Shtëpisë së Bardhë.

Pas