Bota

Zjarr në një pallat në Kinë, humbin jetën 10 persona dhe lëndohen disa të tjerë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 25/11/22 |
Opi Nion

10 persona kanë humbur jetën ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një pallat në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore thanë autoritetet kineze këtë të premte.

Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu të enjten mbrëma në kryeqytetin rajonal Urumqi.

Ekipet e zjarrfikësve dhe punonjëset e shpëtimit evakuan pallatin dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sakaq, të lënduarit u transportuan në spital, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e rënies së zjarrit.

Tragjedia vjen disa ditë pasi 38 njerëz vdiqën në një zjarr në një kompani tregtare industriale në Kinën qendrore të shkaktuar nga shkëndijat e saldimit./Opinion.al

Pas