Rajoni

Dhunuan të moshuarën në Pejë, lirohen nga paraburgimi 3 infermieret



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 25/11/22 |
Opi Nion

Tre infermieret e arrestuara në  Kosovë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj një të moshuare në  shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë janë liruar nga paragurgimi.

Sipas “Klan Kosova”, ky vendim është marrë nga Gjykata Supreme e Kosovës, ndërsa bëhet me dije se tre infermieret tashmë do të hetohen në gjendje të lirë për rastin.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se të ndaluarat për këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi Gashi u ndaluan në fillim të muajit Nëntor pasi sulmuan një të moshuar që ishte banuese në shtëpinë e të moshuarve ku, tre infermieret punonin.

Arrestimi i tyre u bë pas pamjeve filmike të publikuara në rrjete sociale dhe media, ku Aurona Pelaj shfaqej duke dhunuar të moshuarën, ndërsa infermierja tjetër e filmonte.

Ndërkohë, pas rastit, familjarët e të moshuarës e morën atë nga azili./Opinion.al

Pas