Aktualitet

Zjarr në Delvinë, rrezikohen banesat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:51 - 29/08/19 |
Opi Nion

Një zjarr i madh ka përfshirë disa zona në Delvinë. Mësohet se zjarri ka rreth 48 orë që vijon të përhapet me shpejtësi duke rrezikuar kështu dhe zonën e Syrit të Kaltër.

Ndërkohë, zjarrfikëset e nisura nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra nuk mund të vënë nënkontroll flakët, ndërsa bëhet me dije se është kërkuar ndihmë edhe nga shteti grek.

Pas komunikimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrit të Greqisë u udhëzua të përgatiste forca operuar në Delvinë.

Bëhet me dijes e shumë puse të vjetra të naftës janë në zonë, të cilat rrezikohen nga momenti në moment.

Po ashru, për zjarri rrezikon dhe banesat të cilat ndodhen në këto zona, ndërsa zjarrfikësit po hasin probleme dhe për shkak të terrenit të vështirë. /Opinion.al E.Xh.

Pas