Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Partitë përgatisin ofertat për zgjedhjet e 6 tetorit

2019/08/29 at 5:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Partitë përgatisin ofertat për zgjedhjet e 6 tetorit

Zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i subjektivitetit të shtetit, janë pikat kryesore të përbashkëta në platformat e deritashme të prezantuara nga partitë politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, më 6 tetor.


Ndonëse prezantimi zyrtar i platformave pritet të ndodhë gjatë fushatës, e cila hapet më 25 shtator, partitë politike thonë se i kanë tashmë pikat kryesore programore, me të cilat konkurrojnë për të marrë besimin e qytetarëve për qeverisjen e ardhshme të vendit gjatë mandatit katërvjeçar.

Partia Demokratike e Kosovës, kryesisht ka prezantuar si qëllim kryesor luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se PDK-ja deri më tash ka ndërmarrë reforma të thella kundër korrupsionit, duke kursyer para dhe investuar në mundësi të reja për të rinjtë.

“Ndryshimi fillon me luftën kundër korrupsionit, për të krijuar mundësi të barabarta, për t’i mbajtur të rinjtë këtu dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fuqishme”, ka deklaruar Veseli në paraqitjet publike.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë thënë se ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin, nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën, duke aluduar në partitë, të cilat kanë qeverisur bashkë në koalicionin PDK- AAK dhe Nisma Socialdemokrate.

Lidhja Demokratike e Kosovë kanë theksuar se programi i saj qeverisës në rast të fitores, do të përqendrohet në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.

Vjosa Osmani nga LDK-ja, ka deklaruar se qeverisja nën drejtimin e kësaj partie politike, do të fokusohej që nga arsimi e shëndetësia, e deri te luftimi i krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

“Bashkë me qytetarët e Kosovës, ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë që bashkë me qytetarët e Kosovës, ta nxjerrim këtë vend nga humnera, në të cilën e kanë vendosur njerëzit e pandërgjegjshëm e njerëzit e korruptuar”, është shprehur Osmani, e cila nga LDK-ja është nominuar si kandidate për postin e kryeministrit.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tash nuk ka qenë asnjëherë në pushtet në nivelin qendror. Zyrtarët e këtij subjekti politik thonë se programi i Vetëvendosjes në këtë proces zgjedhor fokusohet në tri shtylla kryesore.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se çështja e parë ku Vetëvendosje është e fokusuar, ka të bëjë me shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social.

“Për secilën nga këto tri shtylla, ne tashmë në komitetet tona profesionale kemi filluar punën dhe pothuajse jemi në finalizim të përcaktimit të prioriteteve, gjegjësisht të masave edhe aktiviteteve konkrete se si mund të arrijmë përmirësimin në këto tri shtylla”, është shprehur Nagavci.

Kurse, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në zgjedhje garon bashkë me Partinë Socialdemokrate, kanë thënë se programi i tyre në radhë të parë ka elemente, të cilat e fuqizojnë shtetin e Kosovës.

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se AAK-ja bashkë më Partinë Socialdemokrate, po punojnë në program për sovranizimin e mëtejmë të Kosovës, por edhe për çështje të tjera si ekonomia dhe drejtësia.

“Mendoj se është një qasje shumë reale e kalkuluar mirë si te rritja e pagave, qoftë te punësimi, qoftë te skemat sociale. Pra, programi ynë dallon edhe te çështja e sovranizimit të shtetit, politika të cilat më përpara nuk kanë ekzistuar: Me sovranizim të shtetit, me forcim të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe në të njëjtën kohë,politikat tona të zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë tepër konkrete dhe do të shpalosen në ditën që do të vijnë”, ka deklaruar Gjini për Radion Evropa e Lirë.

Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasëdhjetë ditë.Por, partitë dhe koalicionet qysh tash kanë nisur aktivitetet zgjedhore, si dhe kanë dalë me emrat e kandidatëve të tyre për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme u bënë të domosdoshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Kuvendi i Kosovës miratoi mocionin për shpërndarjen e Kuvendit, kurse presidenti Hashim Thaçi shpalli 6 tetorin, datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës
Bota

Ngushtica e Hormuzit, Irani: Do të vendosim një tarifë për shërbimet

29 Qershor, 2026 2:00 pm
Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro
Bota

Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro

29 Qershor, 2026 1:57 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Pogradec

29 Qershor, 2026 1:55 pm
Rama i publikon “CV” protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje
Politikë

Rama i publikon “CV” protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje

29 Qershor, 2026 1:48 pm
Para
Mesfushori njofton tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare

Mesfushori njofton tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare

William dhe Kate ndryshojnë emrin e fondacionit të bamirësisë

William dhe Kate ndryshojnë emrin e fondacionit të bamirësisë

“SHBA nuk do të tërheq trupat nga Afganistani”

"SHBA nuk do të tërheq trupat nga Afganistani"
















TE FUNDIT

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
29 Qershor, 2026

Për kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, SPAK është në provë sa i takon çështjes së deputetes...

Lexo më shumë

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
29 Qershor, 2026

Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ndërsa policia...

Lexo më shumë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
29 Qershor, 2026

Nikolla Agolli, i identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes se një 35-vjeçari në Përrenjas është arrestuar nga policia. Arrestimi...

Lexo më shumë

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Kina është bërë vendi i fundit që dërgon ndihmë në Venezuelë, pasi vendi u trondit nga tërmetet javën e kaluar....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}