Sport

Mesfushori njofton tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 29/08/19 |
Opi Nion

Mesfushori Migjen Basha, ka njoftuar se do të tërhiqet nga Kombëtarja Shqiptare.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se këtë vendim po e merr për t’i dedikuar më shumë kohë familjes së tij dhe njëkohësisht për t’u dhënë më shumë hapësirë në kombëtare lojtarëve të rinj.

32-vjeçari ka falënderuar të gjithë stafin e kombëtares si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë e dhënë për angazhimin e tij.

“Mendoj që ka ardhur momenti i duhur për  mua që t’i dedikoj më tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar. Dua të falënderojë nga zemra të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve. Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë”, shkruan lojtari.

Në fazën finale të kampionatit europian në Francë luajti vetëm në ndeshjen e fituar ndaj Rumanisë. E nisi titullar dhe u largua nga fusha në minutën e 83-të për t’i lënë vendin Lorik Canës. Basha ka  lindur në Lozanë të Zvicrës, dhe që ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në kampionatin italian, Kryesisht me Torinon dhe Barin./ Opinion.al E.Xh.

Pas