Politikë

Pas Shkodrës, PS paralajmëron ndryshime në të gjitha degët e partisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 29/08/19 |
Opi Nion

Pas akuzave dhe tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga kreu i bashkisë së Shkodrës, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se strukturat e PS në Shkodër do të riorganizohen. Paralajmërim ky, i cili u për konfirmuar mbrëmjen e djeshme dhe nga eksponent të tjerë të PS pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Por, deputeti i Shkodrës, Luan Harusha, i cili do të ndjek procesin e riorganizimit të PS në këtë qytet, është shprehur për “A2” se strukturat e PS nuk do të riorganizohen vetëm në Shkodër.

Ai thekson se Shkodra është vetëm fillimi, pasi strukturat e PS do të riorganizohen në të gjitha degët ku rezultati i zgjedhjeve mund të mos ketë qenë ai i dëshiruari.

“Ashtu siç u deklarua edhe të mërkurën pas mbledhjes, PS analizon në çdo qark rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Qarku i Shkodrës po bën analizën në strukturat e PS për të parë rezultatin. E njëjta gjë do të aplikohet dhe në qarqe të tjera. Për sa i përket kandidaturave, ato janë konsultuar me PS-në e Shkodrës më herët. Nuk janë imponuar”, u shpreh Harusha./ Opinion.al E.Xh.

Pas