Aktualitet

Zjarr masiv pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë


               Publikuar në : 19:10 - 24/08/19 |
Al Do

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët në Fushë-Krujë. Zjarri masiv ka rënë në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë. Për pasojë rrezikojnë të digjen disa banesa dhe një biznes aty pranë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët por punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Pak më parë u raportua se flakët kishin përfshirë një zonë të pyllëzuar në fshatin Ziçisht të Devollit. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që vatra e zjarrit të vihet nën kontroll.

Vatrat e zjarrit kanë qenë problematike ditët e fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Terrenet malore si dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Situata më problematike u paraqit në pyllin me pisha të Shëngjinit ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme dhe forcave të zjarrfikëseve ju desh rreth 35 orë për të neutralizuar flakët. /Opinion.al

Pas