Aktualitet

Aksidentohet turisti çek, transportohet në spital me helikopter


               Publikuar në : 20:26 - 24/08/19 |
Al Do

Një turist çek është aksidentuar në përroin Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas  të Librazhdit.

Ai po udhëtonte me motor së bashku me disa bashkëkombës të tij në rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit

Turisti me iniciale R.K, 53 vjeç ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në përroin e Cirovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të pasdites. Pas njoftimit të policisë drejt vendngjarjes është nisur patrulla e policisë por terreni i vështirë e ka bërë të pamundur transportin me ambulancë.

Në këto kushte është kërkuar ndihma e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë i cili ka bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. /Opinion.al

Pas