Sport

Tirana e nis bindshëm kampionatin, fitore dhe për Teutën e Skënderbeun


               Publikuar në : 21:25 - 24/08/19 |
Al Do

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të kampionatit të 100-të të futbollit shqiptar. Bardh-e-blutë fituan me rezultatin e pastër 3-0 kundër Luftëtarit. Të tre golat u realizuan në pjesën e parë nga Dunga, Halili dhe Batha. Me këtë fitore Tirana ka treguar se do të jetë një pretendente e fortë në luftën për titull.

Teuta ka mundur Bylisin në sfidën e luajtur në stadiumin “Niko Dovana”. Golin e vetëm të takimit e shënoi kapiteni Renato Arapi. Në shifrat minimale 1-0 përfundoi edhe përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Korcarët vuajtën deri në fund të ndeshjes pasi goli erdhi në minutën e 95-të nga Gripshi.

Më herët Vllaznia, e rikthyer në Superiore, mundi 1-0 Laçin në “Loro Boriçi” duke entuziazmuar tifozët të cilët prisnin prej një viti rikthimin e skuadrës tyre të zemrës mes më të mirave. /Opinion.al

Pas