Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Risili të Vlorës.
Përhapja e flakëve është ndihmuar edhe nga era ndërsa raportohet se janë djegur sipërfaqe me kullota dhe ullinj.
Dy automjete të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.
Një automjet i forcave zjarrfikëse qëndron pranë banesave në afërsi të zonës së përfshirë nga flakët për të ndërhyrë në rast të një situate më të vështirë. /Opinion.al