Kronikë

Zhduket prej 2 javësh 43-vjeçari, u takua me mikun e tij që ndodhet në paraburgim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 05/11/21 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy javësh, duke i shkëputur kontaktet me familjarët e tij.

Mësohet se personi i humbur është identifikuar si Rruzhdi Hoxha. Denoncimi për zhdukjen e 43-vjeçarit është bërë nga vëllai i tij në komisariatin numër  5 në Kamëz.

Personi i fundit me të cilin është takuar Rruzhdi Hoxha është identifikuar me inicialet F.Rr., cili aktualisht ndodhet në paraburgim në vendin tonë pasi ka probleme me drejtësinë italiane.

Dyshohet se personi që ndodhet në paraburgim është i përfshirën ë zhdukjen e Hoxhës, por deri më tani ende nuk ka prova për ta vërtetuar.

Sipas informacioneve, Policia ka mundur të gjej vetëm celularin e Rruzhdi Hoxhës, por nuk dihet ende se ku mund të ndodhet 43-vjeçari./ Opinion.al

Pas