Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka bërë që shumë biznese të përdorin mënyra të ndryshme për t’u shërbyer klientëve, por dhe të respektojnë protokollin anti-COVID. Në Itali restorantet dhe baret nuk kanë zbuluar ndonjë mënyrë të re, por i janë rikthyer një metode të vjetër shërbimi.
Këto biznese kanë rihapur “dritaret e verës”, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas rinisjes së aktivitetit. Në krahinën e Toskanës janë rreth 300 dritare të tilla të vogla, që lejojnë nxjerrjen e pijeve dhe pjatave duke ruajtur distancimin fizik mes klientit dhe kamerierit.
150 prej tyre janë vetëm në Firence, në vulosura në muret e godinave historike në pjesën e vjetër të qytetit. Tradicionalisht, “dritaret e verës”, të njohura në Itali si “buchette del vino”, janë përdorur që në vitet 1630 kur në Itali kishte rënë murtaja.
Ato lejonin tregtarët të shisnin verën pa pasur kontakt me klientët. Tani, rreth 400 vite më vonë, një tjetër pandemi po i detyron pronarët e restoranteve të kthehen pas në kohë. Këtë herë, duke kaluar përmes dritareve të vogla jo vetëm gotën e verës, por edhe kafe, akullore dhe pjata të vogla.