Kryesore

“Zgjedhorja”, Meta tregon çfarë i tha opozitës në takimin e sotëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 21/05/20 |
Opi Nion

Presidenca ka reaguar pas përfundimit të takimit mes Metës dhe opozitës së bashkuar. Takimi është zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Presidenti Meta u ka shprehur shqetësimin e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar si dhe për situatën aktuale politike.

Po ashtu, Meta u ka theksuar rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kujtojmë që opozita e braktisin mbledhjen e fundit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Aktualisht ende nuk ka një reagim zyrtar për qëndrimin që opozita do të mbajë në vijim ndaj tryezës së Reformës Zgjedhore./ Opinion.al

Pas