Politikë

Deputeti kërkon 1 minutë heshtje për shembjen e teatrit,Ruçi: Ulu aty, ulu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 21/05/20 |
Opi Nion

Shembja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur debate të forta në seancën parlamentare. Që në fillim të seancës deputeti i opozitës, Ralf Gjoni u përplas me Taulant Ballën, pasi kërkoi Komision Hetimor për shembjen e teatrit.

Ndërkohë, deputeti i opozitës, Andi Përmeti kërkoi që në sallë të mbahej 1 minutë heshtje për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i hoqi atij fjalën dhe i kërkoi që të ulej në vendin e tij.

 “Zoti kryetar kam një propozim për të bërë. Propozoj një minutë heshtje në nder të Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës”, tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj; “Ulu aty, ulu!”./ Opinion.al

Pas