Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kanë shkuar sot në selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha.
Pas takimeve të shumta mes palëve politike dhe ambasadorëve reforma zgjedhore ende nuk ka gjetur rrugën e kompromisit,
Ndërkohë po sot presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ambasadoren Yuri Kim, e cila më herët u shpreh se topi tashmë për dakordësinë për reformën është në fushën e Bashës. Në vijim priten detaje nga takimet përkatëse./ Opinion.al