Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hakera kinezë dhe iranianë sulmuan fushatat elektorale Biden dhe Trump”

2020/06/05 at 12:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hakera kinezë dhe iranianë sulmuan fushatat elektorale Biden dhe Trump”

Hakerë të mbështetur nga shteti kinez kanë bërë objekt të sulmeve të tyre anëtarët e stafit që punojnë në fushatën elektorale të demokratit Joe Biden, tha të enjten një zyrtar i lartë i sigurisë në kompaninë Google. I njëjti zyrtar tha se hakera iranianë kishin shënjestruar së fundmi llogaritë e email-it që i përkisnin stafit të fushatës së Presidentit republikan Donald Trump.

Njoftimi, i bërë në Twitter nga kreu i Grupit të Analizave të Kërcënimeve të kompanisë Google, Shane Huntley, është indikacioni i fundit i spiunazhit dixhital që ka në objektiv vazhdimisht politikanët e lartë. Huntley tha se nuk kishte “asnjë shenjë kompromentimi” të të dyja fushatave elektorale.

Përpjekjet iraniane për të hyrë në postën elektronike të zyrtarëve të fushatës Trump janë dokumentuar edhe më parë. Vitin e kaluar, kompania Microsoft njoftoi se një grup shpesh i njohur me nofkën “Charming Kitten” kishte provuar të depërtonte në llogaritë e postës elektronike që i përkisnin një fushate presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Megjithëse kompania nuk përmendi emrin e fushatës elektorale, burime të tjera e identifikuan atë si fushatën Trump.

Në fillim të këtij viti, kompania Area 1 Security tha se hakerat rusë kishin sulmuar kompani të lidhura me një firmë gazi ukrainase, ku djali i zotit Biden dikur shërbente në bord.

Jo detaje të mëtejshme

Kompania Google nuk pranoi të ofrojë detaje të mëtejshme përtej mesazheve në Twitter të zotit Huntley, por njoftimi i pazakontë publik është një tregues se sa të ndjeshëm janë bërë amerikanët ndaj përpjekjeve të spiunazhit dixhital ndaj fushatave politike.

“U kemi dërguar përdoruesve që janë sulmuar paralajmërimin tonë për sulmin dhe i referuam këto informacione në organet federale të zbatimit të ligjit“, tha një përfaqësues i kompanisë Google.

Hakerimi për të ndërhyrë në zgjedhje është bërë një shqetësim për qeveritë, veçanërisht pasi agjencitë amerikane të zbulimit konkluduan se Rusia zhvilloi një operacion hakmarrjeje dhe propagande për të prishur procesin demokratik amerikan në vitin 2016 për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Trump që të bëhej president. Ndër objektivat e sulmit ishte infrastruktura dixhitale e përdorur nga fushata e kandidates demokrate për president në vitin 2016, Hillary Clinton.

Moska ka mohuar çdo ndërhyrje.

Sulmet të zakonshme

Përpjekjet e kundërshtarëve të huaj për t’u ndërhyrë në fushatat presidenciale janë të zakonshme.

“Ne jemi në dijeni të raporteve nga Google se një aktor i huaj ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të hyrë në llogaritë personale të postës elektronike të stafit të fushatës“, tha një zëdhënës i fushatës Biden. “Ne e kemi ditur që nga fillimi i fushatës sonë se do t’i nënshtrohemi sulmeve të tilla dhe ne jemi të përgatitur për to“.

Fushata Trump, ambasada kineze në Uashington dhe misioni iranian në Kombet e Bashkuara në New York nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Charming Kitten, grupi i identifikuar nga Google si përgjegjës për shënjestrimin e fushatës Trump, gjithashtu ka qenë kohët e fundit në titujt e lajmeve mbi ndërhyrje të tjera, përfshirë shënjestrimin e kompanisë farmaceutike Gilead Sciences Inc.

Në fillim të këtij viti, Reuters e lidhi grupin me përpjekjet për të imituar personalitete të mediave dhe gazetarë.

John Hultquist, drejtor i analizave të zbulimit me firmën amerikane të sigurisë kibernetike FireEye Inc, i përshkroi të dy grupet e hakerave si “aktorë spiunazhi” dhe tha se ata me shumë gjasa po përpiqeshin të mblidhnin të dhëna zbulimi dhe jo thjesht të vidhnin materiale për t’i nxjerrë në internet. FBI-ja dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar nuk pranuan të komentojnë./VOA

Ju sugjerojmë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
Para
Përfundon takimi mes ambasadores së SHBA dhe Metës

Përfundon takimi mes ambasadores së SHBA dhe Metës

Pandemia, ky doktor iu ofron botox brenda makinës tuaj

Pandemia, ky doktor iu ofron botox brenda makinës tuaj

"Zgjedhorja", Meta: Opozita nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore

TE FUNDIT

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
15 Korrik, 2025

Në Siri, trupat qeveritare kanë përparuar drejt qytetit të Suweidës, i cili është kryesisht i banuar nga druzët. Kjo u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com