Life Style

Pandemia, ky doktor iu ofron botox brenda makinës tuaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 05/06/20 |
el ida

Për banorët e karantuar në Florida,të cilët janë të shqetësuar për rrudhat në fytyrë, Botoxi po ofrohet pa patur nevojë të dalin nga makinat e tyre personale.

Në 4 maj, shteti amerikan lejoi një relaksim të pjesshëm të kufizimeve, që do të thotë që disa proçedura mjekësore me zgjedhje mund të rifillojnë, përfshirë injeksionet e Botoxit dhe kirurgjisë kozmetike.

Michael Salzhauer, një kirurg plastik i njohur si ‘Dr. Miami’, ka nisur të injektojë Botox, në garazhin e ndërtesës së tij. Salzhauer tha se ideja i lindi teksa ishte ulur në makinën e tij, duke pritur një test gjaku për COVID-19.

“Zonat që ne injektojmë Botox janë fytyra, saktësisht pjesët e fytyrës që nuk janë të mbuluara nga maska, kështu që është me të vërtetë ideale,’- tha Salzhauer, ndërsa kishte një maskë dhe veshje kirurgjikale ndërsa priste pacientët që vinin me makinë.

Pacientët vijnë me makinat e tyre personale në garazhin e doktorit dhe ai i kryen injeksionet pa patur nevojë që pacientët të dalin nga makina.Për të kryer këtë proçedurë, pacientët duhet të regjistrohen në internet, duke paguar mesatarisht 600 dollarë.

Pas