Bota

Zgjedhjet/ Thunberg “hakmerret” ndaj Trump: Qetësohu Donald, qetësohu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 06/11/20 |
Opi Nion

Në kohën kur demokrati, Joe Biden, po i afrohet gjithmonë dhe më shumë konfirmimit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka munguar edhe komenti i aktivistes së klimës, Greta Thunberg.

Sipas mediave të huaja, Greta Thunberg  ka zgjedhur të “hakmerret” ndaj Trump duke përdorur po frazën që presidenti amerikan kishte përdorur në vitin 2019, kur  Thunberg u shpall personazh i vitit i Revistës Time.

Donald Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës Time duke shkruar: “Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”.

Aktivistja e mjedisit, po këtë frazë përdori si një formë “hakmarrjeje” ndaj Trump, pikërisht kur ai hodhi akuzat për manipulim të zgjedhjeve.

“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”, shkroi Greta Thunberg në një postim në Twitter.

 

Pas