Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Biden një hap larg fitores, kryeson dhe në Pensilvani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 06/11/20 |
Opi Nion

Kandidati demokrat Joe Biden po e konkretizon fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Pas Georgia, aktualisht Biden ka dalë në avantazh dhe në Pensilvani, këto dy shtetet janë konsideruar si fushë-beteje në këto zgjedhje.

Biden vijon të udhëheq zgjedhjet në SHBA me 264 vota elektorale, vetëm 6 vota larg pragut prej 270 votash, i cili konfirmon presidentin e ri.

Ndërkohë, Donald Trump ka 214 vota, ndërkohë që vazhdimisht ka bërë deklarata për vjedhje dhe manipulim votash.

Deklarata të cilat janë kundërshtuar nga kundërshatërt, ndërsa mbështetësit e Trump kanë zhvilluar protesta në disa shtete të SHBA.

Në Pensilvani është duke vijuar numërimi i votave, pasi kanë mbetur edhe 3% të votave pa numëruar./ Opinion.al

 

Pas