Aktualitet

“Zgjedhjet të jenë të lira”/ Kreu i CDU: Korrupsioni problemi në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 10/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i partisë gjermane CDU, Armin Laschet,  ka deklaruar ditën e sotme se korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij  në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, Laschet tha se kjo çështje pengon Shqipërinë në modernizimin e saj.

“I dashur Lulzim Basha! E pranova me kënaqësi ftesën për të mbajtur një fjale përshëndetëse. Jam shume i gëzuar për arritjet qe janë realizuar ndërkohë qe Shqipëria është ne rrugën e saj drejt BE-se. Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajo. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj. Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëhet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm.

Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm. Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per këtë duhet te behet diçka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan 360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune.”, pohoi ai.

Sipas zyrtarit gjerman, nëse situata duhet të përmirësohet në të ardhmen duhet që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira dhe të ndershme.

“Nëse situata do te përmirësohet ne te ardhmen, atëherë do te krijohet përsëri një perspektive e mire për te ardhmen, qe mund te luftoje emigrimin e trurit. (Brain drain). Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene te lira dhe te ndershme. Një demokraci është vendimtare qe edhe opozita te ndihet e përfaqësuar, qe ajo te ketë te njëjtat shanse dhe është një detyre e rëndësishme për Shqipërinë qe ne prill te mos ngrihen dyshime për ketë gjë.”, tha Laschet./Opinion.al

Pas