Bota

Zgjedhjet/ Presidenti Trump votoi sot, mungon Melania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:18 - 24/10/20 |
el ida

Presidenti amerikan Donald Trump ka votuar të shtunën në Florida duke ju bashkuar kështu 54 milionë amerikanëve që tashmë kanë votuar paraprakisht, ndërkohë që  zgjedhjet do të mbahen më 3 Nëntor.

“Unë votova për një djalë që quhet Trump”, ka thënë ai për mediat pas votimit.

Trump ka votuar i vetëm pranë rezidencës së tij në Mar-a- Lago, pa bashkëshorten Melania, ndërsa ka përshëndetur grupet e njerëzve përgjatë rrugës.

Ndërkohë një ditë më parë, ishte shprehur se i pëlqente të votonte personalisht dhe jo përmes postës. “Jam me të vjetrën, merret me mend”, kishte thënë ai.

Ndërkohë, rivali demokrat Joe Biden ka vijuar fushatën e tij të shtunën në shtetin e Pensilvanisë, nga ku foli për një dimër të errët lidhur me koronavirusin, për përballjen e të cilit administrata Trump sipas tij nuk ka bërë një punë të mirë. /Opinion.al

 

Pas