Bota

Shpërthen në mes të detit cisterna naftëmbajtëse ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 24/10/20 |
el ida

Tre persona rezultojnë të zhdukur nga shpërthimi i një cisterne naftëmbajtëse ruse, që udhëtonte në Detin e Zi drejt portit Rostov-on-Don, sikurse kanë bërë me dije burime pranë Shërbimeve të transportit detar rus.

Çisterna nuk ishte e ngarkuar me naftë dhe sipas Agjencisë Federale Detare, shpërthimi  mund të jetë shkaktuar nga mbetjet e gazrave toksike.

Në bord ishin 13 persona, gjashtë prej të cilëve shpëtuan ndërsa tre të tjerë janë zhdukur. Sipas ministrisë, katër të tjerë kanë mbetur ende në bord.

Një operacioni shpëtimi ka nisur tashmë, ndërsa Ministria e Emergjencave njofton se tre anije janë dërguar në zonë./Opinion.al

Pas