Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet presidenciale në Francë, kush do të përfitojë nga terrori

2017/04/22 at 9:44 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet presidenciale në Francë, kush do të përfitojë nga terrori

Tani ndodhi ajo për të cilën frikësoheshin shumë vetë: një atentat tjetër terrorist e tronditi Francën. Zgjedhjet presidenciale të së dielës zhvillohen në një situatë të ndryshuar.


Franca mban zi, është e tmerruar nga një atentat, i cili në bazë të të dhënave të deritashme është kryer me modelin e milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS). Në fakt që para atentatit në Champs Elysee ishte e qartë që masat e sigurisë do të përforcoheshin edhe njëherë ditën e votimit. Në të gjithë vendin do të jenë të angazhuar 50.000 policë, të mbështetur nga 7.000 ushtarë të një njësie antiterror. Në Francë ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. Që prej atentateve në Paris të 13 nëntorit 2015, autoritetet e sigurisë kanë kompetenca speciale. Për shembull ato mund të ndalojnë në shtëpi persona të dyshuar ose të shpallin përkohësisht zona të ndaluara sheshe publike – pa pasur nevojë për një urdhër gjykatësi.

Në fillim të javës u duk sikur forcat e sigurisë të Francës qenë të pozicionuara si duhet. Kështu policia arriti të arrestojë në Marsejë dy burra, për të cilët dyshohet se kanë planifikuar një atentat terrorist. Në kontrollin e banesës së tyre u gjetën ndër të tjera lëndë shpërthyese, armë zjarri si dhe një flamur i IS. Presidenti Hollande foli për një sukses të madh. Madje edhe shtypi francez e lëvdoi punën e policisë.

“Nga njëra anë është më se e dukshme që policia mund të pengojë sulme terroriste”, mendon Sebastian Roché, ekspert i sigurisë në Science Po në Grenoble. “Nga ana tjetër është e pamundur që ta ndalosh krejtësisht terrorizmin. Thjesht janë mijëra objektiva potencialë – shkolla, bare, aeroporte – të cilat nuk mund të mbrohen të gjitha.”

Kush do të përfitojë nga terrori?

Atentatet e viteve të shkuara në Evropë tregojnë: pavarësisht me sa vendosmëri veprojnë shtetet kundër terroristëve, gjithmonë mbetet një shkëndijë pasigurie. Terrorizmi nuk mund të kontrollohet krejtësisht.

Së fundi, Le Pen pati rënë lehtë në sondazhe. Institutet e studimit të opinionit e shohin socialistin Emmanuel Macron me 24 përqind para populistes së djathtë, e cila merr aktualisht 21 deri 22 përqind. Pas kësaj pasojnë ngjitur me njëri-tjetrin konservatori Fillon me 20 përqind dhe kandidati i majtë Jean-Luc Melenchon, me rreth 19 përqind. Dy kandidatët që do të marrin në votimin e së dielës më shumë vota, do të kalojnë në raundin vendimtar të balotazhit në 7 maj.

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Evelyne Gebhardt druhet se prej atentatit do të përfitojë më shumë Le Peni. Por mbyllja e kufijve të Francës, siç kërkon populistja e djathtë, nuk do të sillte gjë. Shumica e terroristëve nuk vijnë fare nga jashtë vendit, kujton Gebhard në intervistën e saj në radio.

Pierre Vemont punon si ekspert për Francën në Qendrën Kërkimore të Brukselit “Carnegie”. Edhe ai mendon se dikush mund ta ndryshojë vendimin e tij për ta dhënë votën në dobi të atij kandidati, që “duket më i aftë, për të përballuar kërcënimin nga terrorizmi”. Më mirë nga kjo mund të përfitojë Fillon-i, parashikon ai. Ky republikan ka “përvojë më të gjatë dhe lë një përshtypje se mund të vepronte si President.” Çfarë do të thoshte kjo për 39 vjeçarin Macron? “Atë mund ta perceptojnë si shumë të ri, sikur ai di shumë pak si mund të drejtohet një qeveri”.

Eksperti i sigurisë Roché thotë se njerëzit nuk do të stepen ditën e votimit dhe do ta japin votën e tyre. “Njerëzit duan të shkojnë të votojnë. Nuk duan të tregojnë frikë. Sepse atëherë do të fitonte terrorizmi.”

 

Etiketa: kush do fitojeterrorizgjedhjet ne France


Ju sugjerojmë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
Kronikë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

10 Qershor, 2026 11:47 am
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Bota

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

10 Qershor, 2026 11:41 am
Para
Gjiknuri, i pari ministër i Ramës nën akuzë

Çështja CEZ, PD padit Ramën e Gjiknurin

Zbehja e BE-së, si po i lihen më shumë hapësira Turqisë në Ballkan

Zbehja e BE-së, si po i lihen më shumë hapësira Turqisë në Ballkan

Skandali/ Ministria e Arsimit thërret mësuesit, ata i korrigjojnë gabimin

Skandali/ Ministria e Arsimit thërret mësuesit, ata i korrigjojnë gabimin
















TE FUNDIT

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
10 Qershor, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se ka kërkuar te Partitë Popullore Europiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri. Po...

Lexo më shumë

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
10 Qershor, 2026

Planet e Bashkimit Europian për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendra deportimi jashtë territorit të Unionit duket se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}