Aktualitet

Zgjedhjet për kreun e PD, Vokshi:Kanë votuar 14.012 anëtarë, pjesëmarrja në qarqe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 22/05/22 |
Opi Nion

Teksa po vijon procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka theksuar se deri tani votimi po vijon normalisht.

Vokshi ka deklaruar se deri në orën 11:00 kanë votuar në 108 qendra votimi për kreun e ri të PD-së 14012 anëtarë të Partisë Demokratike.

“108 qendra votimi në të gjitha degët e PD në të gjithë vendin. Procesi vijon normalisht. Ka pasur interes të madh të demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Kemi më shumë qendra votimi dhe ka pasur një menaxhim më të mirë të fluksit në qendrat e votimit. 14 012 anëtarë të PD që kanë votuar deri në orën 11:00. Pjesëmarrja sipas qarqeve ka qenë : Shkodër 1287, Lezhë 830, Kukës 1081, Dibër 650, Durrës 1005 , Tiranë  3694, Elbasan 1190, Berat 460, Korçe 1200, Fier 1520, Vlorë 570. Total 14012 anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar deri në orën 11”, tha ajo.

Pas