Aktualitet

Presidenti i ri, raundi i dytë drejt dështimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 22/05/22 |
Opi Nion

Raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit pritet të ketë fatin e të parit, pasi deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të paraqitur nga ana e opozitës. Afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave për kreun e shtetit është ora 16:00 e kësaj të diele dhe të drejtën e propozimit, PS ia la opozitës.

Deputeti i PD-së, Enkelej Alibeaj u tërhoq nga propozimi i emrave, pasi PS-ja ia bëri të qartë se nuk do të firmoste kandidatë të opozitës dhe se e djathta duhet t’i gjente vetë 20 deputetët firmëtarë.

Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit atëherë mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit. Kështu ka thënë nga Fieri, kryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh kreu i grupit negociator me opozitën për procesin e zgjedhjes së Presidenti Taulant Balla.

Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, u shpreh Balla.

Të hënën pasdite pritet të mbahet seanca plenare ku do të cilësohet si i ezauruar raundi  dytë dhe sipas procedurave të parashikuara Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë mbajtjen e raundit të tretë, i cili është i fundit që kërkon 84 vota për zgjedhjen e presidentit./Tv Klan

Pas