Bota

Zgjedhjet në SHBA, republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 17/11/22 |
Opi Nion

Republikanët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit.

Edhe pse diferenca në Dhomën e Përfaqësuesve është e ulët, mjafton që të pengojë axhendën e Presidentit Joe Biden për dy vitet e ardhshme.

Kevin McCarthy, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, festoi rezultatin.

Por demokratët do të ruajnë kontrollin e dhomës së sipërme, Senatit.

Kongresi i ri do të mblidhet në janar.

Partia Republikane tani parashikohet të fitojë 218-223 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 vendesh, sipas CBS.

McCarthy, i cili u zgjodh nga republikanët të martën si kandidati i tyre për të zëvendësuar demokraten Nancy Pelosi si kryetaren e ardhshme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se dhoma ishte “ndryshuar zyrtarisht”./Opinion.al

Pas