Bota

Zgjedhjet në SHBA, Nevada ndërpret numërimin e votave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 04/11/20 |
Opi Nion

Në Nevada është ndërprerë numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Mësohet se numërimi do të rifillojë më 5 nëntor, ndërsa nuk janë dhënë arsye të qarta për këtë vendim.

Në disa postime në Twitter, divizioni i zgjedhjeve i sekretarit të shtetit të Nevada njoftoi se janë numëruar të gjitha votat e parakohshme, votat e bërë fizikisht në qendra votimi në ditën e zgjedhjeve dhe fletëvotimet postare të marra deri të hënën.

Kurse, votat e marra të martën, si dhe fletëvotimet e përkohshme, mbeten për t’u numëruar, thanë zyrtarët.

“Fletët e votimit të pazgjidhura është e vështirë të vlerësohen në Nevada sepse çdo votues u dërgua me një fletë votimi,” thuhet në një tjetër postim.

“Padyshim, jo të gjithë do të votojnë.”

Në Nevada, aktualisht janë numëruar 85% të votave, dhe kryeson Joe Biden me 49.4 për qind, kurse Trump mban 48.6 për qind të votave./ Opinion.al

Pas