Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

2025/07/04 at 9:26 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

Në Kampionatin Europian të futbollit për femra, që zhvillohet në Zvicër organizatorët kanë një fokus të veçantë për të drejtat e njeriut.


Në këtë aspekt ata përfitojnë nga përvoja me Euro 2024 për meshkuj në Gjermani.

“Ne në Gjermani kemi dhënë një impuls të rëndësishëm, që po zhvillohet edhe më tej”, thotë Sylvia Schenk nga Transparency International në Gjermani.

Juristja dhe ish-atlete ka qenë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit për meshkuj më 2024 bashkë me përfaqësuese dhe përfaqësues të tjerë të organizatave joqeveritare në këshillin për të drejtat e njeriut të UEFA-s.

Ky forum kujdesej gjatë kampionatit për ankesat lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut.

UEFA, Federata Gjermane e Futbollit, qeveria gjermane dhe qeveritë e vendeve pjesëmarrëse si dhe dhjetë qytetet, ku u zhvilluan ndeshjet, u angazhuan, që gjatë Kampionatit Europian të ishte në plan të parë “demokracia, respekti, barazia si dhe zhvillimi e mbrojtja e të drejtave të njeriut”. “Ky ishte vetëm një fillim”, konkludon Schenk në bisedë për DW.

”Por ishte e rëndësishme. Ne prej vitesh kemi luftuar për këtë.

EURO 2024 si model për EURO 2025

Angazhimi gjatë kampionatit të meshkujve do të shërbejë si model për Kampionatin Europian të Futbollit për gra,  që zhvillohet nga 2 deri në 27 korrik në Zvicër.

Edhe qeveria zvicerane si dhe qeveritë e vendeve pjesëmarrëse në kampionat e institucionet e shoqatat e ndryshme marsin e kaluar (2024) nënshkruan një deklaratë, në të cilën ato deklarohen për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht për “Diversitetin, barazinë dhe inkluzionin në dhe përmes sportit”, sikurse u shpreh ministrja zvicerane e Sportit Viola Amherd.

Edhe për kampionatin për gra, është krijuar një këshill i të drejtave të njeriut nga organizatat joqeveritare me seli në si Centre for Sport and Human Rights.

Personat përgjegjës i janë drejtuar këshillit sa herë që vlerësohej se janë në rrezik të drejtat e njeriut gjatë Kampiontit Europian, thotë Lisa Salza, përgjegjëse për të drejtat e njeriut pranë Amnesty zvicerane.

”Edhe pse disa masa nuk janë aq voluminoze sa do të dëshirohej, kjo nismë është hapi i duhur në drejtimin e duhur”, thotë Salza për DW.

“Eshtë e rëndësishme që gjatë këtij kampionati të respektohen rregullat e sjelljes në Stadium” si dhe në pikat nevralgjike të francezëve, sikurse janë stacionet e trenit: Zero tolerancë për diskriminim, racizëm dhe dhunë seksuale.”

Kush ndihet i kërcënuar dhe diskriminuar në stadiume, mund të skanojë n1ë kode QR, i cili është i dukshëm qartazi në pllakata.

Pastaj tifozi apo tifozja e prekur merr menjëherë ndihmën nga ekipet e ashtuquajtur “Awareness-Teams”.

Ankesat për shkelje të të drejtave të njeriut mund të komunikohen edhe përmes aplikacionit të kampionatit ose të UEFA-s. Një instancë e pavarur juridike i vlerëson ankesat dhe i komunikon ato më tej, nëse e konsideron të nevojshme, tek instancat përgjegjëse.

Gjatë kampionatit për meshkuj më 2024 ka qenë përgjegjëse një zyrë avokatie në Frankfurt. Ajo shqyrtoi gati 400 ankesa.

Shumica e rasteve kishin të bënin me qendrime politike, deklarata nacionaliste, gjeste apo simbole, që përdornin tifozeria. Vetëm pak raste janë kallëzuar për ngacmime seksuale dhe diskriminim racor.

UEFA: “META, X dhe TikTok vazhdojnë të bashkëpunojnë me ne”

Një tjetër pikërëndesë është edhe lufta kundër Cybermobbing. Gjatë Euro 2024 në Gjermani janë mbikqyrur rreth 700 llogari në rrjete sociale të lojtarëve, trainerëve dhe arbitrave.

Sipas UEFA-s vetëm në fazën e ndeshjeve në grupe janë njoftuar 666 postime me përmbajtje ofenduese. Në tre nga katër raste, postimet adresoheshin kundër lojtarëve, në mbi 90 përqind në formën e gjuhës së urrejtjes./DW



Ju sugjerojmë

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit
Aktualitet

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit

16 Korrik, 2025 12:30 pm
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Bota

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

16 Korrik, 2025 12:23 pm
U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..
Aktualitet

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..

16 Korrik, 2025 12:05 pm
Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

16 Korrik, 2025 11:59 am
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

16 Korrik, 2025 11:42 am
Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën
Aktualitet

Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën

16 Korrik, 2025 11:42 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 20 vatra, 3 ende aktive

16 Korrik, 2025 11:28 am
FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri
Bota

FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri

16 Korrik, 2025 11:23 am
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Aktualitet

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet

16 Korrik, 2025 11:15 am
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit
Aktualitet

Caktohet gjyqtarja që do marrë në “dorë” dosjen e ish-deputetit Çyrbja

16 Korrik, 2025 11:05 am
Para
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
















TE FUNDIT

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit
16 Korrik, 2025

Ka përfunduar kontrolli blic në të gjitha burgjet këtë të mërkurë, më 16 korrik. Pas kontrolleve blic, Altin Ago është...

Lexo më shumë

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
16 Korrik, 2025

Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga...

Lexo më shumë

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..
16 Korrik, 2025

Policia e Dibrës ka dhënë një sërë detajesh për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të...

Lexo më shumë

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
16 Korrik, 2025

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt për lirim me kusht nga burgu është shtyrë sërish. Shkak për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com