Bota

Rritje rastesh me Covid-19, Kina do testojë të gjithë banorët e rajonit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 04/11/20 |
Opi Nion

Ditën e djeshme, Rajoni Xinjiang, në perëndim të Kinës raportoi 118 raste të reja pozitive me Covid-19. Mes tyre, dy pacientë kanë shfaqur simptoma ndërsa 116 janë asimptomatikë.

Rastet e reja u raportuan në qarkun Shufu të rajonit Kashgar, ku një shpërthim i ri rastesh u shfaq në fund të muajit të kaluar.

Autoritetet shëndetësore informuan, në një konferencë për shtyp, se 116 rastet asimptomatike u identifikuan midis atyre që ishin tashmë nën karantinë ose nën vëzhgim nga mjekët.

Ndërsa dy rastet e tjera kishin shfaqur simptoma pasi u identifikuan më herët si raste asimptomatike.

Për të ndalur përhapjen e infeksionit, në në qarkun Shufu, do të nisin testimet masive.

Në fund të tetorit, rajoni i Kashgarit testoi 4.7 milionë banorët e saj, pasi u raportua një rast i vetëm asimptomatik.

Pas