Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Biden pranë fitores, Trump: Po vjedhin votat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 06/11/20 |
Opi Nion

Edhe pse tashmë data është 6 nëntor, amerikanët ende nuk kanë një fitues zyrtar nga zgjedhjet presidenciale.

Deri më tani, rezultati i zgjedhjeve vijon të udhëhiqet nga Joe Biden, i cili për të shpallur fitoren mjafton të mbajë avantazhin në Arizona dhe Nevada.

Aktualisht, Biden ka 264 vota elektoriale, ndërsa Donald Trump 214 vota. Biden është shumë pranë fitores, pasi i duhen vetëm dhe 6 vota elektorale për të arritur shifrën e 270 votave, e cila i siguron mandatin e Presidentit të SHBA.

Beteja tashmë është përqendruar në 5 shtete kyçe, ku Biden kryeson në 2 prej tyre kurse Trump në 3 të tjerat.

Por, Georgia, Pensilvania, Arizona, Nevada dhe Karolina e Veriut do të vulosin përfundimisht se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA këtë vit.

Ndërkohë, Trump ka vijuar me akuzat se votat po vidhen, teksa ka kërkuar vazhdimisht të ndalet procesi i numërimit./ Opinion.al

Pas