Rajoni

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Shqipëria dhe Kosova me deklaratë të përbashkët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 26/08/20 |
Al Do

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Shqiptare.

Me anë të një deklarate të përbashkët për zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi, dy ministrat theksojnë se kjol listë duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”, shkruhet në deklaratë. /Opinion.al

Pas