Aktualitet

Zgjedhjet në Francë/ Balla nuk pret rezultatin final, i uron fitoren Macron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:24 - 24/04/22 |
Opi Nion

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nuk ka pritur shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla i ka uruar fitoren Emmanuel Macron për mandatin e tij të dytë, pasi ky i fundit është fitues i zgjedhjeve sipas exit poll-it të parë.

Balla shkruan se kjo është një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme.

“Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme”, shkruan Balla në Facebook.

Presidenti Macron pritet të marrë 58,2% të votave ndaj 41,8% të Le Pen, sipas një analize të të dhënave të votimit nga anketuesit Ipsos & Sopra Steria të kryer për transmetuesit France Televisions dhe Radio France.

Pas