Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama: PD është në një proces agonie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 20/01/22 |
Opi Nion

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë,  kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat foli edhe për situatën e brendshme në PD në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Ai u shpreh se opozita është në një proces agonie me dy kufoma duke iu referuar Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Berisha ndërsa theksoi se sipas tij PD është për të qarë hallin.

“Sa i përket këtyre zgjedhjeve ne jemi PS, ne jemi njëshat, kështu që njëshat nuk hyjnë për të bërë dysh sepse i bie të përkulet, por këto janë zgjedhje që kanë rëndësinë e tyre. Kanë patjetër nga ana jonë si objektiv fitoren. Sa i përket opozitës, nuk do të doja të merresha. Opozita është në një proces agonie me dy kufoma që s’di ç’ti bëjë a t’i mbajë a t’i qajë. Kështu që është për të qarë halli”, tha Rama./Opinion.al

Pas