Te Fundit

Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Regjistrimi i koalicioneve ka dhe 24 orë kohë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 01/02/22 |
Opi Nion

Komisioneri Shtetëror për Zgjdhjet ka njoftuar se koalicionet kanë dhe 24 orë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet e 6 marsit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se deri më tani në KQZ kanë dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore 11 parti.

“Në KQZ kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për 6 bashki të datës 6 mars, 11 parti. Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar.

KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.”, shkruan Celibashi./ Opinion.al

Pas