Kryesore

Zgjedhjet/ Basha takon Varhelyi: Kemi bërë 180 kallëzime për parregullsitë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 05/05/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot në Rinas me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Kryedemokrati  ka falënderuar Varhelyi dhe Komisionin Europian për sasinë e vaksinave që BE i ka dhënë Shqipërisë si dhe për mbështetjen financiare për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe shëndetësore.

Ne qendër të takimit ishte procesi i zgjedhjeve të 25 prillit. Basha e ka njohur me pretendimet e PD për manipulimin e zgjedhjeve nga ana e PS, duke përdorur administratën, vjedhjes dhe përdorimit të të dhënave personale.

Basha i ka thënë Varhelyi se në PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për parregullsitë në zgjedhje.

Kryedemokrati ka deklaruar gjithashtu se Policia e Shtetit në shume raste është përfshirë në mbrojtjen kontigjenteve të blerjes së votës si dhe ka fshehur fakte ku persona me precedent janë përfshirë në blerjen evotave dhe shantazhimit të votuesve./ Opinion.al

Pas