Aktualitet

Zgjedhja e kryesisë, Berisha: Moment që shënon përfundimin e një procesi unik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 28/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Berisha tha se sot janë mbledhur për të zgjedhur Kryesinë e partisë ndërsa theksoi se ky moment është tepër i veçantë pasi shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash, aktesh, kuvendesh, referendumesh.

Më tej Berisha theksoi se nuk duhet të harrojmë se PD kaloi nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike.

“Proces vendimtar për shpëtimin e PD. Mblidhemi sot në këtë takim shumë të rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues të PD, për 4 vitet që vijnë, Kryesinë e kësaj partie. Ky përbën një moment tepër të veçantë dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash, aktesh, kuvendesh, referendumesh të papara ndonjëherë në këtë parti dhe ndoshta unike në historinë e një force politike të cilat në themel kishin lirinë e anëtarëve të kësaj force. Ia dolëm përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme, të jemi sot opozitë e vërtetë, të jemi më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë, të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Sa herë të analizosh këtë proces, këtë arritje historike, gjen se merita absolute u takon anëtarëve te PD. Ata në 8 vite, po shkon drejt 9, kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u bë thirrja, u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike me idealet udhëheqëse. Ndaj dhe ne kurrë nuk duhet të harrojmë këtë mësim, për dy arsye së pari PD kaloi nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj, dhe jo anëtarëve të saj”, tha Berisha./Opinion.al

Pas