Sociale

Zgjati plot 13 orë, realizohet ndërhyrja e rrallë në Pediatrinë e Tiranës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 05/01/23 |
Opi Nion

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale, e cila zgjati plot 13 orë, u realizuar me sukses në Pediatrinë e Tiranës. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një status në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se pas disa ndërhyrjesh të njëpasnjëshme menjëhere pas lindjes është bërë e mundur që Danieli të bëjë një jetë të shëndetshme.

Operacioni u realizua nga stafi mjekësor me kirurg primar Prof.Asc. Dritan Alushani, Dr. Aulona Haxhirexha, Dr. Labeat Haxhirexha, anestezist reanimator Dr. Amarold Balliu, kryeinfermiere Silvana Laçi, infermiere instrumentare Nora Tafaj dhe infermieret Marjeta Shehi dhe Irini Ngjiro.

“Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale, e cila zgjati plot 13 orë, u realizuar me sukses në Pediatrinë e Tiranës.
Pas ndërhyrjesh të njëpasnjëshme menjëhere pas lindjes, duke devijuar rrugët urinare pa e futur Danielin e vogël në dializë, falë një pune shumëvjeçare të stafit të shërbimit të Nefrologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike, tashmë u realizua zmadhimi i vezikës dhe devijimi urinar permanent, në mënyrë që Danieli të bëjë një jetë të shëndetshme, deri në momentin e transplantit renal të mundshëm në të ardhmen.
Operacioni i shkallës së lartë të vështirësisë u realizua nga stafi mjekësor me kirurg primar Prof.Asc. Dritan Alushani, Dr. Aulona Haxhirexha, Dr. Labeat Haxhirexha, anestezist reanimator Dr. Amarold Balliu, kryeinfermiere Silvana Laçi, infermiere instrumentare Nora Tafaj dhe infermieret Marjeta Shehi dhe Irini Ngjiro”-shkruan Manastirliu.

 

Pas