Aktualitet

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm kalon vettingun


               Publikuar në : 11:15 - 17/02/20 |
Al Do

Prokurori Thoma Jano është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë hetimit ai rezultoi se kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë. Figura e tij rezultoi se pastër dhe nuk u evidentuan lidhje me persona të inkriminuar. KPK konfirmoi gjithashtu dhe kompetencat profesionale të prokurorit Jano.

Në dhjetor të vitit të kaluar Thoma Jao u emërua zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, OIsian Çela, me një mandat dyvjeçar.

Thoma Jano nisi punën si prokuror pas vitit 1997, si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi. Më pas ai vijoi të jetë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u emëruar në sektorin e përgjimeve në kohën kur këtë prokurori e drejtoi Adriatik Llalla. /Opinion.al

Pas