Aktualitet

OFL i kërkon dy vëllezërve nga Vlora të deklarojnë pasurinë


               Publikuar në : 11:22 - 17/02/20 |
Al Do

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar më parë për trafik droge në Itali.

Konkretisht formulari i është dërguar dy vëllezërve Altin dhe Mikel Çuçaj.

Sipas njoftimit të OFL-së ata janë të dy banues në Vlorë dhe të dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Vëllezërit Çuçaj janë arrestuar në Itali në vitin 2011 pasi ndaj tyre ka patur një dënim me 14 vite burg për trafik droge. Në atë kohë policia italiane arrestoi 15 shqiptarë në kuadër të një operacioni që synonte të vinte pas hekurave personat në kërkim ndaj të cilëve Gjykata kishte vendosur dënimin me burg.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas