Aktualitet

Presidenti Meta publikon prova të reja kundër Dvoranit


               Publikuar në : 11:45 - 17/02/20 |
Al Do

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, presidenti Meta deklaroi se do të përgatisë një shtesë në kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Ai deklaroi se kreu i KED ka zgjedhur vetë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese duke ja marrë kështu në mënyrë të jashtëligjshme këtë kompetencë Presidentit. Meta madje shtoi se Dvorani po synon që vakancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese ta ruajë për veten e tij.

Presidenti paraqiti si provë të re një letërkëmbim midis kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreut të KED. Kryetari i Kuvendit, me shkresën me nr. prot. 3973, datë 8 Nëntor 2019, i drejtohet Kryetarit të KED, duke i kërkuar informacion mbi ecurinë e procesit të emërimit/zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Ardian Dvorani brenda ditës i përgjigjet kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, me shkresën me nr. prot. 716/1, datë 8 Nëntor 2019.

Sipas presidentit, kreu u KED ka “keq informuar dhe fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur dhe të administruar shkresërisht të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas vakancës së shpallur; dhe në cilësinë e tij personale, pa zhvilluar asnjë mbledhje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pa patur kompetencën ligjore të përgjigjet për çështje të tilla dhe aq më pak të kryejë intepretime të ligjeve dhe të Kushtetutës, konstaton si të jetë vetë organi i emërtesës, zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

Nëpërmjet këtij komunikimi shkresor, Ardian Dvorani, pa asnjë kompetencë të shprehur në Kushtetutë apo ligj, dhe duke mashtruar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar, ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar me detyrën me qëllim që në bashkëpunim me Kuvendin, t`i rrëmbenin Presidentit të Republikës kompetencën për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese“, shtoi Meta.

Në lidhje me këto shkelje të pretenduara, presidenti Meta ka drejtuar disa pyetje për kreun e KED përgjigjet e të cilave siç tha ai Dvorani duhet ti japë para SPAK.

Përse nuk thirri Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të shqyrtonte dhe të shprehej për shkresën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë? A është në kompetencën e tij që të përcaktojë vullnetin e gjithë Këshillit, duke e përfaqësuar në marrëdhëniet me të tretët, pa marrë autorizimin e anëtarëve të këtij Këshilli? Me kë bashkëpunoi, apo kush e urdhëroi, që të përgatiste, nënshkruante dhe përcillte në kohë rekord brenda disa orësh,një përgjigje në shkelje të rëndë të çdo të drejte dhe detyrimi ligjor, nën përgjegjësinë e tij vetjake dhe diktatin politik! Ndërkohë që Këshilli, vetëm 1 ditë më parë, në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019, dakordësoi se nuk mund të komentonte qëndrimin e Presidentit të Republikës, pasi do të përbënte tejkalim kompetencash, si mundi Ardian Dvorani të thyente këtë rregull të Këshillit, për t`iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit?” /Opinion.al

Pas