Aktualitet

“Zero shanse për azil”, kthehen mbrapsht 25 shqiptarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 20/10/20 |
Opi Nion

Megjithëse autoritetet kanë bërë të ditur se shanset për azil në vendet e BE janë zero, qytetarët shqiptarë vijojnë të mos respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Gjatë ditës së sotme policia njoftoi se janë riatdhesuar nga Franca, 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil.

Uniformat blu bëjnë me dije se ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet.

Gjithashtu në njoftimin zyrtar raportohet se janë shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar sa i takon plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe janë forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër. /Opinion.al

Pas