Aktualitet

Mjeku humbi jetën nga COVID-19, Brataj: Humba shokun e shkollës…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 20/10/20 |
Al Do

Drejtori i përgjithshëm i Urgjencës, Skënder Brataj, ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të mjekut nga Kukësi Astrit Haziri i cili humbi sot betejën me koronavirusin. Brataj thotë se Covid-19 e ka në shënjestër personelin mjekësor.

Ai shton se sot u nda nga jeta një koleg i përkushtuar, një baba dhe një bashkëshort ndërsa zbulon se ka qenë në një klasë me të ndjerin.

“Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri. Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë”, shkruan Brataj.

Haziri shërbente si mjek familje në Kukës, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë në Turqi ku u dërgua për trajtim të specializuar mjekësor pas infektimit me Covid-19. /Opinion.al

Pas