Aktualitet

Basha pas takimit me Dendias: Çështja e detit të zgjidhet përmes Gjykatës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 20/10/20 |
Al Do

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ditën e sotme, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është takuar edhe me kreun e opozitës , Lulzim Basha.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar detaje nga takimi.

Basha bën me dije se ka ritheksuar “qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare”.

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha. /Opinion.al

Pas