Bota

Zelensky shpallet “Njeriu i vitit 2022” nga revista prestigjoze Time



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 07/12/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shpallur “ Njeriu i vitit 2022” nga revista amerikane “Time”.

Zelensky tejkaloi kandidatët e tjerë duke përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, politikanin amerikan Liz Cheney dhe filantropistin miliarder MacKenzie Scott.

Mediat e huaja raportojnë se revista ia dha këtë çmim presidentit Zelensky për arsyen se ai ka pasur ndikimin më të madh global gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.

Para dy ditësh, Zelensky gjithashtu u shpall si “Njeriu i Vitit” në gazetën britanike Financial Times, e cila i kushtoi presidentit ukrainas një artikull të gjatë.

Ai gjithashtu gjatë vitit të kaluar, u cilësua si një simbol i sfidës dhe demokracisë, ndërkohë që ai vazhdon të udhëheqë kombin përmes sulmeve të paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Personi i parë i vitit” ishte në vitin 1927 aviatori amerikan Charles Lindbergh, të cilit iu dha titulli pasi bëri fluturimin e parë transatlantik pa ndalesë nga Nju Jorku në Paris./Opinion.al

Pas