Bota

Zelensky: Nuk i besoj botës, pasi kemi parë se çfarë po ndodh në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:48 - 17/04/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se e ka të vështirë të besojë në “disa vendeve apo disa liderëve” pas përshkallëzimit të luftës në vendin e tij.

Zelenskyn gjatë një interviste në CNN tha se: “Unë nuk i besoj botës. Pasi kemi parë se çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne nuk u besojmë fjalëve. Pas përshkallëzimit të Rusisë, ne nuk u besojmë fqinjëve tanë. Ne nuk i besojmë të gjitha këtyre.”

Presidenti ukrainas vazhdoi duke thënë se ai nuk beson as në garancitë e dokumentuara të sigurisë dhe ligjin ndërkombëtar, ndërsa lufta në Ukrainë është ndezur, dhe me Rusinë të akuzuar për krime të dyshuara lufte.

Zelensky i tha CNN se besimi i tij qëndron në përpjekjet praktike, të prekshme dhe të popullit ukrainas./Opinion.al

Pas