Bota

Zelensky diskuton “rindërtimin e pasluftës” së Ukrainës me drejtoreshën e FMN


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:54 - 17/04/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sot ai foli me Drejtoreshën e FMN-së, Kristalina Georgieva, për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe rindërtimin e vendit pas luftës.

“Diskutuam me drejtoreshën e FMN-së, Georgieva, çështjen e sigurimit të stabilitetit financiar të Ukrainës dhe përgatitjeve për rindërtimin e pasluftës”,-shkroi Zelensky në Twitter.

“Ne kemi plane të qarta për momentin, si dhe një vizion të perspektivës. Jam i sigurt se bashkëpunimi midis FMN dhe Ukrainës do të vazhdojë të jetë i frytshëm.”

Më herët, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se do të marrë pjesë në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington këtë javë dhe do të kërkojë më shumë ndihmë financiare për Ukrainën./Opinion.al

 

Pas