Bota

Zelensky-liderëve të NATO-s: Na jepni tanke, të zhbllokojmë qytetet që po vdesin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 24/03/22 |
Opi Nion

Në një fjalim të mbajtur sot në NATO, Zelensky foli për avantazhin e ushtrisë ruse dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Ukraina nuk kishte armë të fuqishme anti-raketë dhe kishte një flotë avionësh shumë më të vogël se Rusia, tha ai.  Dhe i shihni pasojat sot – sa njerëz u vranë, sa qytete paqësore u shkatërruan. Rusia kishte vendosur “të gjithë arsenalin e saj” pa kufizime në Ukrainë, tha Zelenskiy.

“Shkatërron të gjitha gjallesat. Çdo objekt – nga shtëpitë te kishat, nga depot e ushqimit te universitetet, nga urat te spitalet”-vijoi ai.

Ai u kërkoi vendeve të NATO-s që t’i japin Ukrainës tanke për të “zhbllokuar qytetet që tani po vdesin: Mariupol, Berdyansk, Melitopol, etj”.

“Ju keni të paktën 20,000 tanke! Ukraina kërkoi që një përqindje, 1% e të gjithë tankeve tuaja të na jepni ose shisni!”-tha Zelensky./Opinion.al

 

Pas