Aktualitet

Rezoluta e PD/Alibeaj:Të hiqet taksa e qarkullimit,të dyfishohet ndihma ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 24/03/22 |
Opi Nion

Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka prezantuar në Kuvend rezolutën e PD për përballimin e krizës.

Gjatë mocionit me debat të kërkuar nga vetë Partia Demokratike, Alibeaj deklaroi se produktet e shportës duhet të ulen me 6% ndërsa kërkoi heqjen e taksës së qarkullimit.

Ndër të tjera Alibeaj u shpreh se duhet eliminuar taksa Rama për karburantet.

 “Masat e shpallura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme. Janë pjesë e programit të qeverisës dhe jo të diktuara nga situata ku ndodhemi. Kërkojmë uljen në 6% të mallrave të shportës. Pezullimin e taksës së qarkullimit duke eliminuar taksën Rama mbi karburantin. Shkurtimin e shpenzimeve të qeverisjes vendore. Dyfishimin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Rritjen e pensioneve me dyfishimin e indkeskimeve. Rritjen e pagës minimale. Pezullimin e shpenzimeve për PPP dhe koncesionet. Rritjen e subvencionit për fermerët. Kryerjen e një hetimi të thelluar nga autoriteti i Konkurrencës. Dhe e fundit raportimi nga Autoriteti i Konkurrencës në Kuvend për masat e marra. Kjo është përmbajtja e rezolutës që ne propozojmë jo si instrument politik. Ky moment ka ardhur sot që të mendohet me shpirt dhe zemër për familjet shqiptare. Për këtë arsye nuk do lëshoja asnjë lloj provokimi politik. Sot duhet të mendojmë për barkun bosh të qytetarëve. Më kujtohen 6 rreshtat e parë të poemës së mjerimit të Migjenit. Kafshatë që nuk kapërdihet është o vëlla mjerimi”, deklaroi Alibeaj./Opinion.al

Pas