Aktualitet

Zelensky flet të martën në Kuvendin e Shqipërisë, del urdhri i Lindita Nikollës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 29/04/22 |
Opi Nion

Ditën e martë pritet të zhvillohet një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të japë një mesazh presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky.

Seanca do të zhvillohet më 3 majë në orën 10:00 dhe Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë përmes një lidhje me aplikacionin Zoom.

Ashtu siç mund të shihni edhe në dokumentin e mëposhtëm kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nxjerrë urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme të Kuvendit më datën 3 maj.

Pritet që Zelensky të flasë për mbështetjen e Shqipërisë pas sulmit rus në Ukrainë./Opinion.al

Pas